Celine Dion: Lady Gaga ka zërin më të mirë në botë
Celine Dion po i këndon lavdërimet për një mike të njohur!
Këngëtarja e hitit “My heart will go on” shkroi një ese për Lady Gagën për revistën Time në lidhje me 100 njerëzit më me influencë.
“Më pëlqen Lady Gaga dhe mendoj se e ka zërin më të mirë në botë: të fuqishëm, bindës, pasionant dhe të ndjeshëm”, shkroi ajo.
“Ajo është padyshim njëra nga artistet më krijuese që kemi parë ndonjëherë. Shprehja e saj artistike nuk ka rregulla dhe as kufij.
“Kur u shfaq në skenë për herë të parë me stilin e saj të egër, nuk i interesoi se cfarë thanë kritikët. Ajo e marshoi ritmin e daulles së saj duke e ditur se mesazhi i saj i individualitetit ishte një mënyrë për të shprehur forcën e saj të brendshme”.
“Pavarësisht nëse është mbështetja e saj e pandalshme për komunitetin LGBT ose për fushatën e saj kundër ngacmimeve dhe dhunës, zëri i Lady Gagas po dëgjihet aty ku vërtetë ka rëndësi”, ka deklaruar ikona e muzikës, Celine Dion.