Çelaj tregon se a ka fuqi më shumë në PDK, Kadri Veseli, Sami Lushtaku apo Elmi Reçica
Në Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), po bëhen gabime në shumë rrafshe e po merren vendime arbitrare të cilat po e ngufasin këtë parti. Kështu po thotë, njëri ndër themeluesit e parë të kësaj partie, Lirak Çelaj.
Por se a ka fuqi Kadri Veselit ë bëjë reforma brenda PDK-së, duke qenë se është edhe i pari i kësaj partie, Çelaj thotë se ai mund t’i bëjë reformat, por që sipas tij, Veseli po dëgjon zëra të gabuar.
Çelaj në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se ende vazhdon të besoj në vlerat e Kadri Veselit dhe se e çmon si mik.
FaktePlus: A ka fuqi Kadri Veseli të bëjë reforma në parti, kur aty ende janë të fuqishëm Sami Lushtaku, Elmi Reçica e të tjerë?
Çelaj: Absolutisht unë mendoj që ka shumë fuqi. Unë mendoj se Kadri Veseli gëzon respektin edhe të njerëzve që i përmende për të cilët unë kam shumë respekt dhe unë mendoj që Kadri Veseli ka fuqi, por mendoj që po dëgjon zëra të gabuar. Pra jo njerëzit që i apostrofove, por njerëz të tjerë të cilët e kam përshtypjen që kanë rënë nën ndikimin e njerëzve jo të duhur dhe kjo mua më shqetëson pak. Përndryshe Kadri Veseli është një njeri me vlera shumë të larta njerëzore dhe është një njeri që ka kontribu shumë për vendin dhe kjo është një prej arsyeve që unë kam vazhdu të jem përkrahës i fuqishëm i PDK-së. Unë besoj shumë në vlerat e Kadri Veselit e çmoj edhe si mik, por edhe në cilësinë e mikut po i them këto kritika me qëllimin më të mirë që të përmirësohet mënyra e qeverisjes sepse konsideroj se miku ta thotë të vërtetën kurse armiku ta lëmon krahun.
Çelaj: Në PDK po ngritën servilët… PDK sikur po turpërohet prej vlerave të UÇK-së (VIDEO)