Çeku i VV-së: Lufta e UÇK-së nuk duhet të barazohet me ca individë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se është padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare që në vend se ta drejtojë presionin kah Serbia po e sulmon luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
Çeku ka theksuar se UÇK dhe lufta çlirimtare është e të gjithëve.
“Ka qenë luftë e drejtë, dhe nuk duhet të barazohen ca individë me luftën sepse rrezikojmë që nëse dënohen ata të njolloset lufta e UCK-së. Duhet të luftojmë deri në ditën e fundit të mos perceptohet si njollë si luftën tonë çlirimtare”, është shprehur Çeku në Klan Kosova.
“Në momentin që disa individë i barazoni me UCK-në i bie që nëse nesër këta dënohet i bie që UCK ka qenë e papastër dhe lufta ka qenë e padrejtë. Prijësit kanë qenë shumë të rëndësishëm por lufta ka qenë e popullit. Nëse dënohet individi i bie se lufta ka qenë e papastër. Lufta e drejtë e Kosovës është në pyetje dhe jo një strukturë që ka udhëheqë”.
Çeku ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje para se të udhëtonte në Hagë për intervistim.