Çekia i rikthen masat e rrepta ndaj virusit
Republika Çeke vendosi sërish masat e kufizimit të koronavirusit pas një rritje të infeksioneve prej 7590 në ditë .
Mbledhjet publike në më shumë se gjashtë personave janë të ndaluara, derisa u caktuan edhe kufizime të lëvizjes brenda natës nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit.
Baret, restorantet dhe hotelet gjithashtu janë urdhëruar të mbyllen në pak se dy javë, vetëm pak ditë pasi u lejuan të rihapeshin pas një rënie në normat e infeksionit.
Kryeministri Çek Andrej Babis, ka thënë se qeveria është e gatshme të kompensojë bizneset për humbjet e tyre.
Repulika e Çekisë ka regjistrua 610 mijë raste të infeksioneve derisa 10 mijë e 163 prej tyre nuk i kanë mbijetuar sëmundjes së rëndë.