Çeki – Kosovë, njoftim i rëndësishëm për biletat e ndeshjes
Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet më 14 nëntor, e që është vendimtare për të dyja kombëtaret.
Siç bën të ditur faqja zyrtare e Federatës çeke, 627 bileta janë ndarë për sektorin e mysafirëve dhe ato mund të rezervohen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës e cila do të njoftojë për datën e saktë të shitjes së tyre.
Ndeshja do të luhet në ‘Doosan Arena’ në Plzen.
Fitorja e Çekis do t’i siguronte kësaj kombëtareje pjesëmarrjen në Euro 2020, kurse Kosovës në rast fitoreje do i duhej edhe barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në ‘Fadil Vokrri.