Çdo lehonë e Obiliqit do t’i merr nga 150 euro
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit, çdo grua lehonë e Obiliqit, do të i ndahet një shumë prej 150 euro në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).
Kryetari Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos “gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”.
“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS). Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”.