Çdo ditë nga 700/800 raste, Spitalet mbushen me pacientë Covid-19
Numri i lartë i personave të prekur me COVID-19 po vazhdon të jetë prezentë po thuajse çdo ditë në vendin tonë. Ky numër ka bërë që Spitalet vendore të ngarkohen me pacientë të cilët po kërkojnë ndihmë nga keqësimi i gjendjes shëndetësore të tyre me virus.
Në SHSKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar qindra pacientë kosovarë të cilët janë të prekur me Covid-19 apo edhe në pritje të testimit për koronavirus.
696 është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK e spitalet tjera rajonale për Covid 19. Nga ta, 10 janë në respirator ndërkohë 665 janë në Oksigjeno terapi.
Këto shifra SSHKUK i ka bërë të ditura në një përgjigje për FaktePlus. Nga ky raport pacientët me COVID-19 janë të shtrirë në disa klinika ku po trajtohen për shërim e tyre.
Ky numër i lartë i pacintëve me koronavirus po tajtohen në repartet e Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, MIQ Covid dhe Klinimën e Psikiatrisë.
Sipas statistikave të fundit të SHSKUK-së, vetëm në Klinikën Infektive I janë duke u trajtuar 119 pacientë, në Klinikën Infektive II 92 pacientë, në Klinikën Infektive II 10 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 87, në MIQ Covid 19 pacientë dhe në Klinikën e Psikiatrisë po trajtohen 4 pacientë me koronavirus.
Në raportin 24 orësh që ka siguruar FaktePlus, po ashtu bëhen të ditura edhe numri i konfirmuar me COVID-19. Vetëm në Klinikat e SSHKUK-së janë konfirmuar 278 raste pozitive, ndërsa në Spitalet e tjera rajonale, janë konfirmuar 418 raste pozitive.
Gjendje jo e lehtë po vërehet edhe në Spitalet e Përgjithshme Rajonale të vendit. Sipas statisitkave të SSHKUK-së, në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 113 pacientë me VOVID-19, në Spitalin e Gjakovës 94 pacientë, në Spitalin e Pejës 90 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 106 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 23 pacientë, dhe në Spitalin e Ferizajit me virus po trajtohen 57 pacientë.
Ndryshe dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar 4 mijë e 838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive si dhe janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.
Po ashtu në raportet e fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.
Ndryshe në Kosovë, sipas Institucioneve Shëndetësore shumë shpejt do të fillojë vaksionimi i qytetarëve/FaktePlus