Carlo Ancelotti pozitiv me COVID-19
Gjiganti i La Liga ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të skuadrës, duke njoftuar për gjendjen shëndetësore të trajnerit të skuadrës.
‘Los Blancos’ bëjnë të ditur se Ancelotti ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.
“Real Madrid konfirmon se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net
Trajneri është në vet-izolim deri në kohën kur rezulton negativ.