Cardi B i blen vajzës bizhuteri 100 mijë dollarëshe për ditëlindjen e parë
Reperes Cardi B i pëlqen ta llastojë vajzën e saj Kulture. Por, planet e saj për ditëlindjen e parë të vogëlushes duket se do të tejkalojnë secilën pritshmëri.
TMZ ka raportuar se e vogla Kulture ka fituar për ditëlindje një bizhuteri diamanti shumë të shtrenjtë.
Cardi dhe babai i Kulture [reperi Offset] kanë porositur një zinxhir dhe varëse unike nga argjendaria e njohur për yje Eliantte.
Kjo bizhuteri – që TMZ raporton se ka vlerë prej 100.000 dollarësh – është e punuar nga ari i bardhë, diamantët dhe nga xhami me ngjyra.
Në bizhuterinë e punuar enkas për vogëlushen e çiftit të njohur janë të paraqitur karakteret e filmit të saj preferuar të animuar “Word Party”.
“Zinxhiri i ri i Kulture. Word Party janë të preferuarit e saj”, ka shkruar reperja poshtë videos ku shihet bizhuteria e re e vogëlushes së saj.
Ditë më parë, Cardi B kishte njoftuar në një video në Instagram Live se po planifikon të shpenzojë gati gjysmë milioni dollarë për festën e ditëlindjes së Kulture.
“Nuk është gënjeshtër. Unë do të shpenzoj 400 mijë dollarë. 400 mijë dollarë për një festë të ditëlindjes? Por, është ditëlindja e saj e parë dhe festat si kjo kushtojnë. Por, pas festës së ditëlindjes së parë…Ha ha!”, kishte thënë ajo gjatë një sesioni komunikimi live me fansat e saj.
Në ndërkohë, e vogla Kulture mund ta shtojë bizhuterinë e saj të re në koleksionin ekzistues të bizhuterive të shtrenjta që tashmë i posedon.
Në muajin maj, reperja kishte treguar në Instagram se kishte shpenzuar 80,000 dollarë për një bizhuteri për vogëlushen e saj atëherë 10 muajshe.