Cana uron 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
36-vjeçari i lindur në Prishtinë, i cili ishte pjesë e disa skuadrave të mëdha evropiane para se të pensionohej pasi e përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian më 2016, e ka uruar Kosovën përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Urime Kosovë 12-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Cana në Instagram.
Tani, Cana ushtron detyrën e ambasadorit i Grassroot për Shqipërinë, programit të UEFA-s për zhvillimin e futbollit tek fëmijët.