Cakaj: UÇK, lëvizja më e vyer për liri e pavarësi të Kosovës – për të duhet reaguar si komb
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte lëvizja më e vyer për liri e pavarësi.
Ndaj kur vihet në pikëpyetje integriteti i UÇK-së, duhet reaguar si Komb Shqiptar, por jo si parti politike e as si shtete, thotë Cakaj.
”Arsyeja që jemi sot në Kosovë dhe e gjithë kësaj vizite zyrtare këto ditë në Prishtinë, është e trefishtë”.
”Në çështje ku vihet në pikëpyetje integriteti i UÇK-së, e për pasojë jo vetëm i lëvizjes më të vyer për liri e pavarësi në Kosovë, por realisht edhe kulmimi i historisë kombëtare në shekullin 20”.
”Ne nuk mund të reagojmë as si shumë e partive as si shtete, por duhet të reagojmë si një komb”, tha Cakaj në Klan Kosova.
”Ky ka qenë mesazhi ynë sot, dhe kjo ka qenë një prej pikave të agjendës në komunikimin me të gjitha partitë politike në Kosovë”.
”Është tepër e rëndësishme që në krejt këtë situatë që ka ndodhë, ta mbajmë parasysh një fakt”.
”Tashmë është duke u shpërfaqur sheshazi një përpjekje për të balancuar krimet e supozuara të UÇK-së, me ndërmarrjen gjenocidiale të orkestruar nga shteti serb në Kosovë”.
”Këtu duhet të sillemi si komb, sepse ne nuk guxojmë të lejojmë as të përmbysen narrativat por as historia”.