Cakaj: Një parti në Kosovë agjendë e ka pasur thellimin e hendekut mes Kosovës e Shqipërisë
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për akuzat që i janë bërë për angazhim në ndarje të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.
“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”, tha Cakaj, në Klan Kosova.
Cakaj ka folur për një parti e cila sipas tij ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se ‘shqiptarët janë siç i do hasmi’. Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, tha Cakaj.