Bytyqi i PDK-së thotë se Kurti po abuzon dhe po i mashtron diasporën
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po abuzon me diasporën.
Ai thotë se ftesa e Kurtit, për të mbështetur financiarisht Kosovën në kohën e pandemisë është mashtrim dhe hipokrizi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Shqiptarët e diasporës, për një kohë të gjatë, kanë qenë baza e rezistencës sonë kulturore e kombëtare. Që nga koha e rilindësve e deri më sot, diaspora ka luajtur një rrol vendimtar në çështjet me rëndësi kombëtare.
Në rrethanat më të vështira, diaspora jonë ka qenë shpresa e rimëkëmbjes sonë.
Por, asnjëherë më parë nuk është abuzuar me diasporën tonë si në ditët tona. Ftesa e kryeministrit tani më të shkarkuar, z. Kurti, për të mbështetur financiarisht Kosovën në kohën e pandemisë është mashtrim dhe hipokrizi.
Republika e Kosovës ka para të mjaftueshme për të tejkaluar situatën e pandemisë. Mos aftësia e pushtetit aktual për të qeverisur me kapacitet që ka shteti, është thjeshtë dështim i pafalshëm.
Vetëm 391,886 euro janë grumbulluar nga diaspora që paraqet rreth 1/3-tën e popullsisë tonë, në krahasim me Malin e zi që ka tri herë popullsi më të vogël se ne, ka grumbulluar 6.817.483 euro. Madje ndryshe nga qeveria në ikje e Kosovës, malazezët e kanë procesin e donacioneve shumë transparent në faqen zyrtare https://www.coronainfocg.me/
Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar.
Shqiptarët e diasporës, për një kohë të gjatë, kanë qenë baza e rezistencës sonë kulturore e kombëtare. Që nga koha e…
Julkaissut Avni Bytyci Tiistaina 21. huhtikuuta 2020