Buzhala: Rryma në Kosovë është më e lira në Evropë, pikë
Rryma në Kosovë është më e lira në Evropë, pikë, kështu po e thotë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Buzhala nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka thënë se këtë e k konstatuar Eurostati. E sipas Buzhalës kjo nuk mund të lidhet me gjendjen shoqërore.
“Rryma në Kosovë është më e lira në Evropë, pikë. Këtë e konstaton Eurostati. Kjo nuk mund te lidhet me gjendjen shoqërore”, ka shkruar Buzhala.
Madje ai thotë se “Nuk jemi ne komunizëm me subvencion shteti e as s’kemi zbuluar ende ndonjë metode te prodhimit te lire te energjisë elektrike”.