Bushati: Nëse jemi mes dy linjave, duhet të shkojmë me atë që ndalon copëtimin e Kosovës
Analisti Andi Bushati, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është treguar anti-amerikan, por që ka shkuar me linjën europiane që ka ndaluar copëtimin në krahasim me politikat e ish-sekretarit të shtetit amerikan, Michael Bolton.
‘’Ideja nuk është për të marrë kallashnikov dhe për të sulmuar Amerikën, por nëse jemi në mes dy linjave, një që nuk e përjashton coptimin e Kosovës dhe njërën që e përjashton në të gjitha rastet cdo politikanë shqiptarë është i detyruar të flirtojë me këtë linjën e dytë në mënyrë që edhe nëse ne jemi si shtet i pafuqishëm në arenën globale të lobojmë tek Gjermania e Franca që ata të këmbëngulin edhe ata tek Amerika që të ndryshojë politkat e Boltonit’’, thotë ai në T7.
Ai flet edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, i cili ka bërë goditje ndaj BE-së dhe është afruar me administratën e Trumpt.
‘’Kjo është kështu. Të shpëtojmë nga Gjykata Speciale dhe ku ka gjë më të kollajshme që të i thuash po Amerikës dhe të mbushësh xhepat me para me tenderë e përfitime tjera në dëm të popullit’’, shton ai.