Burri tenton në këtë mënyrë të dal nga shtëpia: Videoja e tij qesharake bëhet virale
Është e pabesueshme se çfarë arrijnë të bëjnë njerëzit për të dalur nga shtëpia, në kohën kur shumica e shteteve në mbarë botën ka vendosur bllokime dhe ka ndaluar daljen e qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Me Mbretërinë e Bashkuar nën rregulla të rrepta të bllokimit, njerëzve u lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre nën udhëzime shumë të rrepta. Me sa duket, një individ i zgjuar dhe dinak nuk pranonte asesi që dikush ta ndalonte të dilte.
Një çift nga Stevenage në Mbretërinë e Bashkuar, Nicholas Murray dhe Madeline Mai-Davies, ndanë pamjet që ata thonë se tregon një nga fqinjët e tyre duke u maskuar për të shkuar në dyqan.
Videoja tregon burrin e mbuluar me bari dhe i shtrirë në rrugë, duke tentuar të përvidhet nga policia.
Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime të rrepta për të zbatuar bllokimin e vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.“Pa dyshim se kjo është për shkak të vendndodhjes piktoreske dhe motit të bukur në Buxton’’ tha policia në Facebook.
“Sidoqoftë, lokacioni është i rrezikshëm dhe ky veprim është në kundërshtim me udhëzimet aktuale të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.”
@maddiedavies.xNeighbours back at it again…. ##foryoupage ##foryou ##foryoupagethis ##fyp ##fy ##4u ##viral ##tiktok @repnicktv 👀