Burri rrin me orë të tëra në Trump Tower, u ngjit pasi kërkoi të fliste me Presidentin Trump
Një burrë në SHBA është xhiruar nga qytetarët i varur me një litar në ndërtesën e Trump Tower, në Chicago, pasi dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë së Çikagos konfirmoi se oficerët iu përgjigjen raporteve ku një burrë thuhej se kërcënonte me vetëvrasje.
Ai kërkonte që të fliste me presidentin Trump si dhe me mediat, bazuar në raportimet lokale.
Personi me shtetësi aziatike i armatosur me një thikë, kërcënonte se do ta vriste veten në rast se nuk do t’i jepej mundësia të fliste me presidentin amerikan.
Ekipi i policëve SWAT si dhe Njësia Detare u thirrën në vendin e ngjarjes së bashku edhe me zjarrfikësit dhe policinë.
Burri i cili nuk u identifikua dukej se ishte në të 20-tat e tij, u pa i varur në ora 5:30 pasdite duke qëndruar atje për orë të tëra.
BREAKING VIDEO 🚨 Shocking scenes from Trump Tower Chicago — Man climbing on a rope from #TrumpTower building. Emergency services have reached. pic.twitter.com/cHYPpQyrtq
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 18, 2020
VIDEO 2 – Man hanging at Trump Tower in #Chicago. Reasons Unknown#TrumpTower.
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 18, 2020