Burri rrah gruan në Vushtrri, dërgohet në strehimore bashkë me katër fëmijët
Një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia bën me dije se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.