Burri nga Klina e plagos gruan me armë, rrugës për spital aksidentohet me veturë
Një konflikt familjar përfundoi në formën më të keqe dje në fshatin Perqevë të Klinës, por për fat të mirë jo me fatalitet.
Një person u arrestua nga Policia e Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë gruan e tij.
I dyshuari gjatë transportimit të viktimës me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës.
Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Perqevë, Klinë 29.07.2020 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.