Burri nga Kamenica humb jetën pasi bie nga ura në lumë

Një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës ka humbur jetën pasi ka rënë nga ura në lumë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
“Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.