Burri nga Istogu largon gruan nga shtëpia
Policia në Istog e ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Po ashtu, i dyshuari e ka larguar gruan nga shtëpia.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare kishte ushtruar dhunë dhe e kishte larguar prej shtëpisë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.