Burri e rrah gruan në Gjakovë, më pas ikën
Një rast i dhunës familjare është shënuar mbrëmë në Gjakovë.
Gruaja ka raportuar se është rrahur nga burri i saj. Ai sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është në arrati.
“Gjakovë 13.12.2019 – 23:00. Viktima femër K-Shqiptare, raporton se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar bashkëshorti i saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.