Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë

Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur në Ukrainë.
Ky njëherësh është gjykimi i parë për krime lufte, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Në një seancë të ndjekur me shumë interes, gjyqtarët në distriktin Solomyanka në Kiev, kanë dënuar rreshterin rus, i cili më parë ka pranuar fajësinë për vrasjen e 62-vjeçarit ukrainas, Oleksandr Shelypov.
Ai është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke shëtitur me biçikletën e tij në veriperëndim të rajonit Sumi.