Bulliqi reagon pas shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, thotë se është sinjal për shtyrje edhe në Podujevë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar sot një dokument me të cilin merret vendim që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Mirëpo ky vendim duket se nuk i ka pëlqyer kandidatit nga Lëvizja Vetevëndosje për kryetar në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqit.
Sipas Bulliqit, ku vendim i Thaçit është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë.
“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme”.
“Në kohën kur qeveria pa legjitimitet i ka hequr të gjitha masat e kufizimit të lëvizjes dhe ka hapur gjitha bizneset dhe po zhvillohet jeta në normalitet, çuditërisht Presidenti paska vendosur për shtyrje të zgjedhjeve në Mitrovicë, konkretisht është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë. Në fakt kjo më së paku ka të bëjë me situatën pandemike”.
“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme. Sidoqoftë, shtyrja e tyre nuk e tjetërson dot vullnetin e qytetarëve për ndryshim në nivel lokal dhe qendror. Një ditë pashmangshëm do të matemi”.