Bullgarët ndërprejnë stërvitjen e Kosovës me brohoritje raciste “vdekje për shqiptarët…”
Kosova ka nisur nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta zhvillojnë atë me disa pengesa.
Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Supersport” raporton se në stërvitjen e Kosovës tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste jashtë stadiumit.
“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre.
Për të shmangur çdo incident të mundshëm pas kësaj ngjarje, ekipit të Supersport i është kërkuar që të largohen bashkë me Kombëtaren nën përcjelljen e autoritete vendase.
Kosova ka udhëtuar për në Bullgari menjëherë pas barazimit 1-1 me Malin e Zi.
Fatkeqësisht, në ndeshjen e së hënës, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli.
Futbollisti i Kombëtares u lëndua rëndë mbrëmë në ndeshjen kundër Malit të Zi.