Britaniku i shkruan Osmanit: Unë isha ushtari që drejtoja tanken, e merituat pavarësinë
Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, i ka shkruar në profilin e saj në Facebook, një ish-ushtar i KFOR-it që shërbeu në Kosovë.
Ai ka komentuar në fotografinë e postuar nga kryeparlamentarja, ku shihen ushtarët dhe qytetarët e gëzuar kosovarë.
Ndryshe, Osmani ka deklaruar se 11 qershori shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.
“Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka thënë ajo.