Britania e Madhe konfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Ministrja britanike, Wendy Morton, ka dhënë detaje të reja për takimin që e ka zhvilluar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ajo në një postim në Twitter ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar të gjithë rajonin”, shkroi Morton.