Brestovci: Vendosa që të kthehem nga Gjermania për t’i shërbyer Kosovës
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka thënë se ka vendosur që pas 25 vjetësh të kthehet nga Gjermania që përfundimisht t’i shërbejë Kosovës.
Ai , ka pohuar se planet e tij janë për për hapjen e 15 mijë vendeve të reja të punës, zhvillimin e turizmit, sidomos atij malor dhe perspektivës së sigurt për rininë tone, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Pas 25 vjetësh, vendosa të kthehem përfundimisht dhe t’i shërbej Kosovës. Me planin tim për hapjen e 15 mijë vendeve të reja të punës, zhvillimin e turizmit, sidomos atij malor dhe perspektivës së sigurt për rininë tonë. Këto mund të bëhen vetëm atëherë kur të bëhemi Bashkë për Shtetin duke votuar numrin 122, Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj për kryeministër me numër 1 dhe Bekim Brestovcin me numër 16.
Bashkë me ju për Shtetin tonë!
#BekimBrestovci16 #NismaSocialdemokrate #122 #FatmirLimaj #GuximpërZhvillim #Bashkëpërshtetin/FaktePlus/