Brestovci: Studentët kanë qenë prioritet i bizneseve të mija
Kandidati i Nismës për Kosovën, Bekim Brestovci, i ka vënë si prioritet kryesor studentët, të cilët ishin edhe në të kaluarën.
Ai ka thënë se çdo vit, nga Kosova ka ofruar mbi 100 kontrata për punë sezonale për studentët, duke treguar se të rinjtë janë prioritet i tij dhe bizneseve të tij.
“Studentët kanë qenë prioritet i imi, prioritet i bizneseve të mija. Çdo vit, nga Kosova kam ofruar mbi 100 kontrata për punë sezonale për studentët, që u ka mundësuar atyre pos tjerash edhe aftësim profesional dhe përvojë me ekspert ndërkombëtarë. Por, në politikë shoh se mund të kontribuoj më shumë për ta”, ka thënë Brestovci.
Me tutje ai ka theksuar se ka edhe programin për shumë drejtime në të cilat do të mund të aftësoheshin studentët e Kosovës.
“Orientimi në drejtime që sjellin punësim, aftësimi profesional, mundësia për praktikë në institucione e ndihma përmes bursave, janë vetëm disa prej pikave të programit tim për studentët”, është shprehur ai. /FaktePlus