Brestovci: Me planin e Nismës, bashkatdhetarët nuk do të jenë turistë në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, një ditë para heshtjes zgjedhore ka kërkuar besimin e qytetarëve.
Me anë të një mesazhi në profilin e tij në facebook, ka thënë se me planin e Nismës Socialdemokrate, vendi do të ketë një të ardhme më të mirë.
Ai thotë se bashkatdhetarët më nuk do të konsiderohen vetëm turistë në Kosovë.
“ Sot është dita kur mund të vendosni se kush duhet të drejtoj të ardhmen e vendit tonë. Me planin e Nismës Socialdemokrate, vendi ynë i dashur do të ketë një të ardhme më të mirë. Do të hapen vende të shumta pune dhe do të shumëfishohen investimet e huaja. Bashkatdhetarët tonë nga diaspora më nuk do të konsiderohet vetëm turistë në vendin e tyre, por do të bëhen konsumator të prodhimeve vendore dhe do të jenë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës. Shoqëria jonë nuk do të jetë e margjinalizuar, të gjithë qytetarët do të kenë të drejtat të barabarta në arsim, shëndetësi, punësim dhe edukim. Andaj, ju ftoj të votoni Nismën Socialdemokrate më numër 122, Fatmir Limaj për kryeministër me numër 1 dhe Bekim Brestovcin me numër 16. Të bëhemi Bashkë me ju për Shtetin tonë!”, ka shkruar Brestovci.
Neser në vend është heshtje zgjedhore, ndërsa të dilen më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare./FaktePlus