Brestovci: Me investitorët e diasporës prioritet kemi industrinë e ushqimit, do të ndihmohen 10-15 mijë bujq
Biznesmeni dhe ish- drejtori i Unionit të Bizneseve në Diasporë, Bekim Brestovci që tashmë po garon për deputet me Nisma Socialdemokrate, në një nga paraqitjet e tij, ka shpalosur planin dhe projektin në lidhje me investimet që mund të bëhen nga shqiptarët që veprojnë në diasporë.
Brestovci ka prezantuar planin e tij në detaje, duke thënë se ka shikuar mundësitë dhe do të ndërmerr hapa konkret në lidhje me bashkimin e investitorëve nga diaspora.
Ai tha se me planin e socio-ekonomik do të bëhet një lidhje më e mirë fshat-qytet, duke ndihmuar në këtë rast së paku 10-15 mijë bujq.
“Tanimë kam ndërmarr hapa konkret rreth bashkimit të investitorëve nga diaspora për inicimin e njё shoqërie aksionare, e cila mё pas përmes investimit në industrinë e ushqimit do të lëviz ose ndihmoj 10-15 mijë bujq, tё cilёt padyshim do tё përmirësonin mirëqenien sociale tё familjeve qё jetojnë nё fshatra”, ka thënë Brestovci.
Më poshtë lexoni shkrimin e tij
Perspektiva socio-ekonimike, fshat/qytet
Një ndër arteriet kryesore tё zhvillimit ekonomik nё Kosovë ёshtё zhvillimi i bujqësisë. Andaj jo rastësisht plani im fillestar që do tё sillte perspektivë socio-ekonomike dhe zhvillimin ekonomik ndërlidhet pikërisht me bujqësinë.
Tanimë kam ndërmarr hapa konkret rreth bashkimit të investitorëve nga diaspora për inicimin e njё shoqërie aksionare, e cila mё pas përmes investimit në industrinë e ushqimit do të lëviz 10-15 mijë bujq, tё cilёt padyshim do tё përmirësonin mirëqenien sociale tё familjeve qё jetojnë nё fshatra.
Kjo shoqëri aksionare përveç subvencionimit të bujqve dhe kulturave bujqësore gjithashtu do të siguroj treg tё menjëhershëm për bujqit nё industrinë e ushqimit. Kjo, padyshim që do t’a ndikonte edhe mё shumё zhvillimin e bujqësisë.
Planet e kësaj Shoqërie Aksionare gjithashtu targetojnë gratё qё jetojnë nё fshatra, e sidomos nё ato lokalitete pran vendeve turistike. Gratë e interesuara për punësim do tё ndihmohen qё tё krijojnë biznese nё fushën e kulinarisё tradicionale, veshjeve tradicionale dhe tё fushave tё tjera qё do tё stimulonin turizmin malor dhe do t’u gjeneronin vetëpunësim, por edhe hapje të bizneseve tё vogla e tё udhëhequra nga gratë.
Sa i përket avancimit të komunave, tanimë kam filluar të punoj nё planin konkret për krijimin e zonave ekonomike apo parqeve tё bizneseve. Shembulli i parё ёshtё krijimi i parkut tё biznesit nё Malishevё. Ky park ka 40 hektar nё dispozicion, por me mundësi zgjerimi deri në 80 hektarë dhe pritet që vendimet për funksionalizimin e tij të merren gjatë muajit nëntor të kёtij viti.
Këto parqe priten tё sjellin biznese tё interesuara nga diaspora jonë, tё cilat do tё krijojnë edhe vende tё punёs. Veprimtaria e parqeve tё bizneset do tё ishte nё dispozicion tё zinxhirit funksionues duke filluar nga bujqësia, industria e ushqimit pastaj industri tё tjera.
Synimi ёshtё qё parqe tё tilla biznesi tё krijohen nёpёr tё gjitha qendrat kryesore, duke mundësuar kёshtu qasje tё barabartë dhe perspektivë socio-ekonomike në fshatrat dhe qytetet e Kosovës.