Brestovci: Gruaja është gjysma e shoqërisë
Gruaja është gjysma e shoqërisë. Kështu e konsideron kandidati për deputetë Bekim Brestovci nga radhët e Nismas Socialdemokrate.
Brestovci ka pohuar se angazhimi i tij do të fokusohet për të drejtat e grave si në trashëgimi po ashtu edhe në krijimin e mundësive për biznes.
Brestovci ka bërë të ditur se plani i tij konkret ka të bëjë me inkuadrimin e grave.
“Gruaja është gjysma e shoqërisë. Angazhimi im për gruan do të fokusohet fillimisht për të drejtë e tyre në trashëgimi, pastaj edhe në krijimin e mundësive për të bërë biznes. Ndërsa plani im konkret ka të bëjë me inkuadrimin e gruas në krijimin e bizneseve familjare në zonat turistike”, ka shkruar Brestovci në facebook.