Breshër i madh në Suharekë
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2024/05/445767079_867962288707243_6756835066681316392_n.jpg)
Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komunën e Suharekës.
Gazeta10 ka siguruar pamje ku shihet se rruga është mbushur me breshër në fshatin Duhël të Suharekës.
Deri me tani nuk dihet për dëmët që ka shkaktuar ky breshër i madh.
Kujtojmë që ditë më parë reshje të mëdha të breshrit ka pasur në Prishtinë dhe disa qytetet të anamoravës si Ferizaj, Kaqanik, Han i Elezit.
![](https://gazeta10.com/wp-content/uploads/2024/05/br.png)