Brazili shënon mbi 4 mijë vdekje nga koronavirusi në 24 orë për herë të parë
Spitalet janë të mbipopulluara, me njerëz që vdesin ndërsa presin për trajtim në disa qytete, dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337,000, raporton BBC.
Por, presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.
Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale në gjykata