Brahimaj pas diplomimit të Luan Haradinajt: Nderove familjen dhe Atdheun
Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020. Në mesin e tyre ishte edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Me këtë rast në shenj respekti për të pati shumë urime. Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, postoi disa fotografi të diplomimit përmes të cilave u shpreh krenar për të.
“Urime diplomimi Luan! Luan Haradinaj. Me misionin që ti e kreve sot, nderove familjen dhe Atdheun. Krenar me ty!”, ka shkruar Brahimaj.