Brahimaj: Loja në fushë mbaroi pa fitues, ishte koalicion i zorit
Ish deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj komentoi ngjarjet e fundit lidhur me qeverinë.
Ai përmes një shkrimi në facebook tha se loja mbaroi pa fitues.
Ky është shkrimi i plotë i Brahimajt:
“Loja në fushë e dy partnerëve të koalicionit duket që përfundoj me shkarkimin e Agim Veliu. Partnerët e këtij koalicioni të zorit të vetmin plan qeverisës e kishin se cili ta mposhtë tjetrin me poteza politik duke ditur që jetëgjatësia e kësaj qeverie është e shkurtër, vendi dhe e mira e qytetarëve u pa që nuk ishte në tavolinën e tyre.
Tani loja mbaroi dhe meqë fitues nuk kishte duket që me kërkesat dhe afatet e tyre kanë kaluar me penalltia.Po presim rezultatet se kush po gabon ne gjuajtje!”/FaktePlus