BQK ua merr licencën Monego-s dhe IuteCredit Kosova
Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim të mbyllë Monegon dhe IuteCredit Kosova, dy këto institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, në një konferencë për media.
“BQK ka marr vendim që t’i revokoj regjistrimin e institucioneve mikrofinanciare Monego dhe IuteCredit Kosova. Këtë vendim BQK e ka marrë në bazë të ligjeve përkatëse”, tha Mehemti, shkruan FaktePlus.
Guvernatori i BQK-së ka treguar se vendim është marrë pasi këto institucione kanë lëshuat kredi me norma të larta të interesit.
Vendimin e Bordit Ekzekutiv a ka arsyetuar, guvernatori, Fehmi Mehmeti.
Ai tha se normat e interesit janë jashtë çdo standardi.
“Bordi duke u bazuar në kompetencat që ka, ka marrë vendim të revokojë licencimin për IcuteCredi dhe Monego”.
“BQK-ja në vazhdimësi synon të ofrojnë kushte sa me të mira. Gjatë këtyre viteve këtij kanë devijuar nga planet e tyre duke i sjell diçka tjetër tregut. Devijimi më shqetësueses ka të bëjë më normën e interesit që ka të bëjë me kredi. Normat e interesit janë jashtë çdo standardi”, tha Mehmeti.
Ai tha se BQK është përpjekur që t’i shtyjnë këto institucione për të marrë veprimet e nevojshme.
“BQK-ja është përpjekur që t’i shtyjnë këto institucione për të marrë veprimet e nevojshme. Këto institucione e kanë dështuar, kanë paraqitur rrezik edhe për stabilitetin në vend. Mbetemi të përkushtuar qe mos të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë kombëtare”, theksoi ai.