BQK tregon se deri kur do të shtyhen këstet e kredive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti në një konferencë për media ka treguar se për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi do të shtyhen këstet e kredive, shkruan FaktePlus.
Mehmeti ka thënë se kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, siç tha ai pas krizës këstet do të shpërndahen në proporcion përgjatë muajve.
“Për të gjithë qytetarët kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, nëse vazhdon kjo situatë do të shtyhet edhe për muajt tjerë. Kësaj llogaritet, por do të ndahet në proporcion gjatë muajve në vijmë pas krizës. Gjatë kësaj periudhe nuk aplikohet për kredi. Bankat nuk do të rrisin tarifat në këtë kohe. Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie të rritjes reale ekonomike nga -2 deri në minius -4%. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”, u shpreh Mehmeti.