BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të sigurta
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka reaguar pas lajmit se të dhënat e Bankës Ekonomike janë hakuar.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është informuar me kohë nga Banka Ekonomike lidhur me sulmin kibernetik duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale”, është thënë në komunikatë.Me këtë rast, Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale.
“Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë”, ka vazhduar komunikta.Sipas komunikatës, Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik.“Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”.