BQK-ja paralajmëron rënie ekonomike shkaku i koronavirusit
Ekonomia e vendit do të pësojë rënie si pasojë e pandemisë.
Mehmeti, në një konferencë për media, tha se bankat po vazhdojnë të kenë likuiditet.
Tutje, ai ka shtuar se ka furnizim me para të gatshme.
Sipas Mehmetit, edhe dezinfektimi i parave ka filluar.
Banka Qendrore, në fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, ka marrë vendim që të shtyhet pagesa e kësteve të kredisë pa interes ndëshkues.
Guvernatori i BQK-së ka sqaruar se bankave u lejohet që klientëve t’ua faturojnë interesin e këstit për muajt e shtyrë.
Banka Qendrore e Kosovës ka kërkuar që qytetarët t’i evitojnë pagesat me kesh, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19.