BQK-ja ka një njoftim të ri për gjithë ata që kanë kredi në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) edhe njëherë ka njoftuar gjithë ata që kanë kredi. Në njoftim thuhet se kredi marrësit që janë në pamundësi për pagesë të kosit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin e tyre nga data 16 mars deri me 30 prill.
Njoftimi i plotë nga BQK:
Mbështetur në vendimet Bordit të BQK-së, Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe në dakordim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, gjithnjë bazuar në situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë me virusin Covid 19, kredi marrësit që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin e tyre nga data 16 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020.
Secili kredi marrës që është në pamundësi për pagesë të këstit në periudhën si më sipër duhet ta njoftoj kredi dhënësin për një gjë të tillë përmes adresës elektronike apo përmes telefonit, dhe kërkesat e tilla do të aprovohen.
Këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar, që nënkupton që afati i maturimit të kredisë do të shtyhet gjithashtu për një muaj!
I inkurajojmë të gjithë kredimarrësit që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik dhe esencial në rrethanat të cilat po kalon vendi.
.