Bota e ri-dizajnuar për distancë sociale
Koronavirusi ka bërë që e gjithë bota të funksionojë më ndryshe.
Shumë vende kanë mbyllur bizneset për të parandaluar përhapjen e pandemisë, e kjo do të ketë ndikim të madh ekonomik.
Por disa tani kanë filluar që të lejojnë hapjen e bizneseve, por me rregulla të reja.
Shumë biznese kanë filluar që tu shërbejnë konsumatorëve të tyre, por se ata duhet të mbajnë distancë në mes vete, të kenë doreza e maska, për tu futur në dyqane e për të pritur në rend për tu shërbyer.
Distanca e preferuar për të parandaluar pandeminë është 1.5 metra larg njëri tjetrit, e në këtë mënyrë edhe vendet e punës e edhe dyqanet ku shërbejnë konsumatorët, kanë krijuar rregulla të distancës.
Më poshtë janë disa fotografi, të bëra nga reuters, të cilat tregojnë funksionimin e bizneseve me rregullat e reja.