Borrell: Nuk mund t’iu premtoj liberalizim, bëjeni qeverinë
Edhe pse u realizuan të gjitha kriteret, Kosova vazhdon të mbetet ende e izoluar.
Liberalizimi i vizave, rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe shumë çështje të tjera kanë shtyrë që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të vizitojë këtë të enjte Kosovën.
Në këtë takim që Borrell pati me Presidentit e Kosovës Hashim Thaçi, ai ka kërkuar që të krijohet sa më shpejtë qeveria e re, duke folur edhe për liberalizimi e vizave.
“Kosovarët janë ta lirë te vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejtë. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodh shumë shpejtë, jam i lumtur për këtë”, tha përfaqësuesi i BE-së që nuk dha shpresë për liberalizim të vizave. Më lejoni që të them se nuk mund të iu premtoj se kur ndodh liberalizimi sepse është në dorën e shteteve anëtare. Por Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe është koha e duhur të lëvizet dhe të përfundohet me kërkesa teknike”, ka deklaruar ai.
Ndërsa në këtë takim i pari i shtetit, Hashim Thaçi, thotë se Kosova po trajtohet padrejtësisht sa i përket lëvizjes së lirë.
“Por për fat të keq sa i përket vizave, Kosova është trajtuar padrejtësisht sepse Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj edhe sot shpreha zhgënjimin për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi një vlerësim jashtë standardeve me vendet tjera, kur edhe vendet tjera kanë probleme, dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova. BE ka bërë gabim strategjik me mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo po e pengon të ardhmen e Kosovës. Me Borell shpresoj qe kjo qasje të ndryshojë urgjentisht”.
Ndërsa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Josep Borrell pati edhe një takim me përfaqësuesit e Partive Politike të Kosovës.
E pas këtij takimi me Borrell, lideri i NISM-as Fatmir Limaj tha se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë menjëherë, dhe se krijimi i qeverisë është qështje e brendshme.
“Kemi pasur një takim me Borell. Shkëmbyem mendime. Prioritetet i ka treguar ai edhe më herët. Ne kemi thënë që BE nga fjalët të kalojë në vepra. Veprimi urgjent që duhet të ndodhë, është liberalizimi. Ne jemi të frustruar me shtetet e BE’së. Presim hap konkret nga BE”, tha Limaj.
Ndërkohë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell pas takimit që pati me liderët kosovarë ai do të vazhdojë takimet e tij edhe me zyrtarë të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimorë.