Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, ne e përkrahim
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur konferencë për media pas darkës joformale që shtroi për gjashtë gjashtë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj konference, Borrell ka thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe se një gjë e tillë duhet të bëhet sa më parë.
“Komisioni Europian, pjesë e të cilit jam edhe vetë, disa herë ia ka paraqitur Këshillit Europian se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave. Ne e përkrahim liberalizimin e vizave”, tha Borrell.
Borrell foli edhe propagandën e madhe ruse që ka kapluar Ballkanin Perëndimor dhe për rrezikun me të cilin ballafaqohen shtetet të cilat tashmë konsiderohen “jo miqësore” nga ana e Rusisë.
“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, përpos njërës”, tha Borrell, duke e thumbuar Serbinë për mosveprimin e tyre në këtë çështje.
“Kosova as që pati nevojë t’i vendoste sanksione Rusisë, pasi që ka shtete të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj, por ajo e bëri një gjë të tillë”, tha kryediplomati i BE’së.
Ai theksoi po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuara nga Rusia, e për këtë duhet që të veprojë BE’ja, duke hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.