Borrell: Inkurajoj palët t’i qasen bisedimeve në frymën e kompromisit për të ardhmen evropiane
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se pret një qasje pragmatike dhe frymë kompromisi në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndihmuar nga BE-ja.
Borrell me përfaqësuesen special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë nikoqirë të takimit që ka nisur në Bruksel.
“Jam shumë i lumtur që po ju adresohem vetëm katër ditë pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd – Prishtinë. Takimi i të dielës ishte i pari pas një pushimi prej 20 muajve. Një kohë e gjatë. Jam i lumtur që po shoh se BE është kthyer në udhëheqje të procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot këtu me ne në Bruksel për takimin e parë me prani fizike. Duke u takuar për herë të dytë brenda javës, dy liderët tregojnë përkushtimin e tyre ndaj dialogut të ndihmuar nga BE në mes tyre. Duhet të mirëpres këtë shumë. Sot pres një takim konstruktiv diskutim në elementin e parë të temave tona, që do të kontribuojë në normalizimin gjithpërfshirës mes Kosovës dhe Serbisë. Inkurajojë të dyja palët që t’i qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizimit për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell në fjalimin para fillimit të takimit.