Boris Johnson del nga njësiti i kujdesit intensiv
Kryeministri britanik Boris Johnson ka përfunduar trajtimin në kujdesin intensiv, por vazhdon të mbetet në spital, ka bërë të ditur Downing Street, zyra e kryeministrit britanik.
Johnson ka marrë trajtimin për koronavirus në Spitalin St Thomas ‘në Londër që nga e diela, raporton BBC.
Zyrtarë nga Downing Street thanë se “ai është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku do t’i bëhet një monitorim i afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”.
“Ai është në gjendje të mire shëndetësore”, shtoi tutje një zëdhënës.
Ai u dërgua në spital të dielën – 10 ditë pas testimit pozitiv – dhe u transferua në kujdes intensiv të hënën.
Ai po merrte “oksigjeno-terapi” në kujdesin intensiv dhe nuk kishte qenë në ventilator, bënë më dije më parë nga Downing Street.