Bordi i ri i Trepçës zgjedh ushtruesin e detyrës së kryeshefit të ri
Nga Zyra e Kryeministrit të vendit, bëjnë të ditur se bordi i ri i përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. ka filluar punën.
“Janë mbajtur gjashtë mbledhje, tri prej tyre të jashtëzakonshme. Kanë hartuar një plan 15 pikësh. Së fundmi, kanë zgjedhur ushtruesin e detyrës së kryeshefit të ri”.
“E sot erdhi edhe lajmi i mirë që pagat janë shpërndarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.