Boksieri Patriot Behrami siguron çerekfinalen në “Minsk 2019”
Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami, ka arritur të futet në mesin e tetë boksierëve më të mirë, në lojërat evropiane në Minsk të Bjellorusisë.
Ai mposhti medalistin e bronztë Olimpik Londra 2020, Vincenzo Mangiacapre, në kategorinë deri në 69 kilogramë.
Me këtë fitore Behrami siguron çerekfinalen në “Minsk 2019”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova tanimë ka pushtuar lojërat evropiane në kryeqytetin Bjellorus.
Sukseset për sportistët nuk kanë të ndalur. Tre medaljet e xhudisteve Majlinda Kelmendi (E artë), Nora Gjakova (E argjendtë), dhe Loriana Kuka (E bronztë), bën që emri i Kosovës të dëgjohej kudo dhe flamuri i Kosovës të valëvitej në vendin që ende nuk e ka njohur Kosovën.
https://twitter.com/NOCKOSOVO/status/1143219655366066178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1143219655366066178&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkosova-pushton-bjellorusine-boksieri-patriot-behrami-siguron-cerekfinalen-ne-minsk-2019-foto%2F