Boiken Abazi i reagon Kushtetueses, e quan institucion të kapur
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.
Abazi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e ka rikshkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit.
“Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Më tej, Abazi shton se në letër mund të tentohet të zhduket vullneti i popullit, por sipas tij, nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.
“Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim. Në letër mund të tentosh që vullneti i një populli të zhduket, por nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket”, ka shkruar ai.