Blogerja në muajin e gjashtë të shtatzënisë ‘zhduk’ barkun e fryrë brenda pak sekondave
Një blogere fitnesi i ka lënë të habitur ndjekësit pasi ka treguar me një video se si ajo mund ta bëjë barkun e saj shtatzënë të zhduket papritur, si me magji.
Sipas medieve të huaja 27-vjeçarja Tammy Hembrow – e cila njihet në TikTok me llogarinë @tammyhembrow – ngarkoi një video të saj me tuta ngjyrë gri dhe me një bluzë lartë, teksa vë në pah barkun e saj të fryrë.
Hembrow e cila është shtatzënë në muajin e gjashtë mund të shihet duke ‘fshehur’ barkun e saj brenda pak sekondash – thjesht duke marrë frymë thellë.
Pas kësaj ajo e mbyll videon e saj me një të qeshur.
https://www.tiktok.com/@tammyhembrow/video/7061124570228509954?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id7002951258630227462